Nis kampionati anglez, Luhet sot takimi hapës mes Arsenalit dhe Leicester

Updated: 11:51 - Gusht 11, 2017

Të gjithë në ndjekje të Chelsea-t. Kampionati anglez do ti thotë sot lamtumirë pushimeve dhe do të ngrë siparin e edicionit 2017-2018. Sfida inauguruese e këtij sezoni do të zhvillohet në “Emirates Stadium” mes Arsenalit dhe Leicester City. “Topçinjtë” kërkojnë që në këtë edicion ti shkojnë deri në fund duelit për titull dhe natyrisht synojnë ta nisin me këmbën e mbarë. Arsene Wenger ka disa mungesa në kuadër të kësaj sfide ku Koscielny është i skualifikuar, ndërsa të dëmtuar janë Alexis Sanchez dhe Cazorla. Gjasat janë që tekniku francez të operojë nën skemën 3-4-2-1, ku në fazën ofensive do të rreshtohen Wellbeck e Iwobi pas krahëve të Lacazette. Ndërkaq tek Leicesteri pritet të jetë titullar Mahrez pavarësisht spekulimeve të merkatos, teksa sulmi do të përbëhet nga Vardy dhe Iheanacho. Ky duel do të luhet sot në orën 20 : 45.

Kampionët e Chelsea-t do ta nisi mbrojtjen e titullit nesër në orën 16 : 00 përballë Burnley-t në “Stamford Bridge”. Moses është i pezulluar , teksa të dëmtuar janë Bakayoko dhe Hazard. Antonio Conte ka gjasa të aktivizojë në mbrojtje Rudiger, Luiz e Cahill, ndërsa treshja ofensive mund të përbëhet nga Willian, Morata e Pedro.

Manchester City do të sfidojë në  transfertë skuadrën e  ardhur nga Championship, Brighton. Portieri  Ederson Moraes do të debutojë në Premier League, ndërsa në mesfushë Guardiola pritet të aktivizojë, David Silvën, Bernardo Silvën, De Bruyne dhe Sanen. I vetëm në sulm do të jetë Gabriel Jesus.

Liverpooli do të zbresë në “Vicarage Road” për tu përballur me Watfordin. Coutinho është në dyshim për shkak të problemeve me shpinën, në këtë mënyrë gjasat janë që sulmi ti besohet treshes, Salah, Firmino, Sane.

Manchester United do të presë të dielën në “Old Trafford” ekipin e West Hamit. Jones e Bailly do të rreshtohen në qëndër të mbrojtjes, ndërsa Martial, Lukaku e Mkhitaryan do të plotësojnë repartin e  avancuar për skuadrën e Jose Mourinhos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *