Neymar Senior: Polemika me Cavanin është e ekzagjeruar…

Updated: 15:53 - Tetor 1, 2017

“Polemika me Cavanin është e ekzagjeruar”, ka deklaruar Neymar Senior, i ati i lojtarit brazilian të PSG, lidhur me problematikat e krijuara para dy javësh me uruguajanin lidhur me gjuajtjen e 11-metërshit.

Kjo është bërë e ditur nga ai të dielën nga televizioni TF1.

“Ne kemi fituar ndaj Bayern Munich 3-0 në Ligën e Kampioneve të mërkurën, ndaj them se nuk ka asnjë problem”, theksoi i ati i lojtarit më të shtrenjtë në histori (222 M EUR) gjatë një emisioni në Téléfoot. Biseda është regjistruar para ndeshjes PSG-Bordeaux (6-2) të shtunën, ku Neymar realizoi një 11-metërsh dhe Cavani nuk protestoi.

Neymar Senior tha gjithashtu se djali i tij zgjodhi  të largohej nga Barça për të ardhur te PSG për “të patur më shumë hapësira”./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *