Neymar në “luftë” ndaj Barcelonës për bllokimin e 26 milionë euro

Updated: 15:39 - Gusht 9, 2017

Neymar ne “lufte” ndaj Barcelones: sipas Globoesporte, sulmuesi brazilian, pasi ka mberritur te Paris Saint-Germain pas pageses se klauzoles prej 222 milione euro, do te ankohet me FIFA ndaj ish-klubit te tij, qe i ka bllokuar 26 milione euro.

Kjo shume ka qene si bonus i parashikuar pas rinovimit te kontrates se tij vitin e kaluar e do te paguhej pas vitit te pare te kontrates se re.

Por, Barcelona e ka depozituar shifren e 26 milione euro ne nje studio legale, qe eshte nje bonus qe do te paguhej vetem nese lojtari do te respektonte kontraten e do te qendronte ne klubin katalan./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *