Neymar: Dua të luaj në Premier League

Updated: 15:35 - Mars 20, 2017

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka befasuar të gjithë duke u shprehur se një ditë dëshiron që të luaj në Premier League.

Ylli brazilian, gjatë një interviste për tabloidin britanik “The Sun”, tha se dëshiron që një ditë të punojë me Jose Mourinhon apo Pep Guardiolën.

Gjatë intervistës Neymar pranon admirimin për klube si: Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool.

“Premier League është një kampionat që më jep kënaqësi mua. Më pëlqen stilet e lojës dhe skuadrat britanike. Kush e di një ditë edhe unë do të luajë për to. Unë e admiroj Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool pa dyshim janë ekipe që gjithmonë luftojnë njëra me tjetrën. Puna me Mourinhon apo Guardiolën do të ishte e shkëlqyer. Në Premier League kurrë nuk dihet kush do dalë kampion ndaj e dua një transferim në Britani…”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *