Neymar- Coutinhos: “Nuk do pendohesh që nuk shkove te Barça”

Updated: 19:10 - Gusht 30, 2017

Pas largimit për tek Paris Saint- Germain, marrëdhëniet mes Neymar dhe Barcelonës nuk janë mjaft të mira. Klubi i është drejtuar gjyqit duke kërkuar dëmshpërblim financiar pas transferimit të sulmuesit brazilian te PSG-ja, duke e cilësuar atë si shkelës të kontratës së rinovuar mes palëve vetëm një vit më parë.

Por futbollisti i është kundërpërgjigjur duke i bërë “anti-reklamë” te Philippe Coutinho, një nga lojtarët që katalanasit kërkonin për ta zëvendësuar. 

Sipas gazetës braziliane “Estadao”, Nejmar ka folur me Coutinhon gjatë këtyre ditëve në grumbullimin e Kombëtares, duke e paralajmëruar që të mos pranojë ofertat e katalanasve.

Neymar i ka thënë Coutinhos se nuk do të pendohet që Liverpooli refuzoi ofertat e Barcelonës”, shkruan gazeta braziliane për bashkëbisedimin mes dy lojtarëve, që shënon kapitullin e radhës së një lufte të ndezur.

Coutinho dëshiron të transferohet në Spanjë, por deri tani, Liverpooli ka refuzuar ofertat e Barcelonës edhe pse ato kanë arritur shifrën 130 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *