Nënshkruan Donnarumma, portieri rinovon kontratën me Milanin deri në 2021-in

Updated: 19:37 - Korrik 11, 2017

Shumë zhurmë për asgjë, ose shumë zhurmë për të qëndruar aty ku është shtëpia e tij futbollistike, tek Milani. Ka ardhur edhe firma mbi kontratë për Gianluigi Donnarummën. Portieri do të mbrojë kuadratin e kuqezinjve të paktën deri në vitin 2021.

Pas një diskutimi prej 3 orësh në zyrat e klubit  ku të pranishëm ishin adminstratori i deleguar i Milanit Marco Fassone , drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli, babai i lojtarit Alfonso dhe dy menaxherët e tij Mino dhe Enzo Raiola, 18 vjeçari nënshkroi zgjatjen e marrëveshjes.

Gjithçka u zyrtarizua më tej edhe në faqen zyrtare të klubit 7 herë kampion i Europës. Kontrata sipas akordit konsiston në një pagë vjetore prej 6 milion eurosh, ndërsa klauzola e largimit do të jetë 75 milionë euro.

Drejtuesit e Milanit duke i qëndruar të përpiktë marrëveshjes nënshkruan edhe më vëllain e Donnarummës që gjithashtu mbulon rolin e portierit, Antonio. Ky i fundit do të ketë pozicionin e portierit të 3-të tek kuqezinjtë, teksa sezonin e shkuar u aktivizua në Greqi me Asteras Tripolis.

Kujtojmë që në fillim të muajit qershor Gigio Donnarumma refuzoi ofertën e parë të Milanit, më konkretisht 5 milion euro në sezon për një kohëzgjatje 5 vjeçare.

Kjo shkaktoi një reagim mjaft të ndezur të tifozëve kuqezi të cilët polemizuan fort me vetë portierin, por kryesisht me përfaqësuesin e tij Mino Raiola.

Tashmë gjtihçka duket e harruar pasi “telenovela” u mbyll me fund të lumtur dhe me shumë dashuri mes Donnarumës dhe Milanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *