Ndryshime tek Partizani, ikën Iuliano, pritet emërimi i Starovës

Updated: 14:08 - Nëntor 5, 2017

Klubi i futbollit Partizani ka ndërprerë së fundmi bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena. Ndërkohë, në një deklaratë të bërë publike përmes rrjeteve sociale, klubi i futbollit lajmëron se trajner i ri do të jetë Sulejman Starova, i cili pritet të nisë punën ditën e martë.

Deklarata

“Klubi Partizani komunikon se ka ndërprerë me marrëveshje, bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena. Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollistik, duke filluar nga e marta e 7 Nëntorit , ditë kur skuadra në orën 11:30 do të rinisë përgatitjet. Klubi falenderon trajnerët Mark Iuliano dhe Alexandro Dossena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”.

/Oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *