Ndeshja Lushnje- Kukës, rregullohet porta 50 minuta para ndeshjes

Updated: 14:03 - Tetor 12, 2017

Ndeshja Lushnje- Kukësi rrezikon të shtyhet. Shkak është porta jashtë standardeve.

Edhe pse fusha e stadiumit ‘ Roza Haxhiu’ i është ushtruar një ndërhyrjeje dhe pritej inagurimi nga autoritet e pushtetit lokal, autoritetet e FSHF-së kanë parë portën jashtë standardit. Ata kanë kërkuar zëvendësimin e saj 50 minuta nga koha zyrtare për fillimin e ndeshjes.

Mirëmbajtësit kanë nisur punën për rregullimin e portës ndërsa ekipi kuksian ka nisur nxemjen me vonesë për shkak të mungesës së portës që mbrohet nga portieri Enea Koliçi

Pritet që të bëhet një takim mes përgjegjësve të stadiumit dhe delegatëve të FSHF-së dhe përfaqësuesve kuksianë për të vendosur nëse do të zhvillohet ndeshja ose jo.

/Oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *