Nderohet Kobe Bryant, LA Lakers tërheqin fanellat me numrin 8 dhe 24

Updated: 18:14 - Shtator 13, 2017

Kobe Bryant është një nga legjendat e gjalla të basketbollit botëror. Ish ylli i Los Angeles Lakers vendosi në vitin 2016 të braktise përfundimshit dashurinë e tij më të madhe sportin e basketbollit, megjithatë veprimet e tij në parket vështirë se do ta braktisin ndonjëherë memorien e të gjithë të apasionuarve pas këtij sporti.

Tashmë klubi ku ai u shndërrua në një mit, Los Angeles Lakers ka vendosur ta ndërojë 5 herë kampionin e botës me ngjyrat e kësaj skuadre. Klubi nga Kalifornia ka njoftuar se do të tërheqë dy numrat e përdorur nga “Black Mamba” në karrierën e tij me Lakersat. Numrin 8 dhe atë 24.

8 dhe 24 e Kobe Bryantit do të varen në “Stapless Center” dhe do të qëndrojnë përjetësisht aty.

“Kam ëndërruar gjithnjë të shoh fanellën time të varur në pallatin e sportit, po nuk e kisha menduar që do shihja dy të tilla”– u shpreh Kobe.

39 vjeçari gjysmën e parë të karrierës përdori numrin 8 e më pas vendosi ta ndryshonte përpara fillimit të sezonit 2006-2007. Bryant fitoi 3 tituj kampion me nurmin 8 mbi shpinë dhe 3 të tjerë më atë 24.

Ai do të jetë lojtari i 10-të në historinë e Lakersave që përfiton këtë vlerësim të veçantë. Të tjerët janë Goodrich, Baylor, Johnson, Abdul-Jabbar, Shaquille O’neal, Worhty, West, Wilkes dhe Chamberlain.

“Black Mamba” e mbylli karrierën me 33 mijë e 643 pikë të realizuar dhe nuk provoi asnjë ngjyrë tjetër përveç të verdhës dhe vjollcës së Los Angles Lakers.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *