Nderohet Iljaz Çeço, dokumentar për karrierën e një prej legjendave të futbollit shqiptar

Updated: 16:44 - Janar 27, 2017
2352352335

Iljaz Çeço konsiderohet me të drejtë si një nga legjendat e gjalla të futbollit shqiptar. Kapiten i Dinamos për shumë e shumë sezone dhe 4 herë kampion Shqipërie me ngjyrat blu.

Gjithashtu për një periudhë rekordmen përsa i përket lojtarit më të ri në moshë të aktivizuar në skuadrën kombëtare, ku aso-kohe Zyber Konçi i besoj kur Çeço ishte vetëm 17 vjeç. Një karrierë e jashtëzakonshme që rregjizori i mirënjohur Ylli Pepo vendosi ta pasqyronte në një dokumetar të veçantë.

Prezantimi i këtij dokumentari u bë me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Iljaz Çeços ku të pranishëm ishin disa prej figurave më të rëndësishme të sportit shqiptar. Presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armand Duka falenderoj në shenjë respekti ish kapitenin e Dinamos.

Ilijaz Çeço pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij mbajti veshur fanellën e Dinamos duke qënë lider i kësaj skuadre dhe një ndër mbrojtësit më të mirë në historinë e kampionatiti shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *