NBA: Golden State për herë të tretë radhazi në finale

Updated: 15:50 - Maj 23, 2017

Golden State Warriors, kampione te NBA ne 2015, jane kualifikuar per here te trete radhazi per ne finale pas fitores te henen ne mbremje ndaj San Antonio Spurs (129-115).

Warriors, te udhehequr nga Stephen Curry, autor i 36 pikeve e Kevin Durant, qe shenoi 29 pike, kane fituar finalen e konferences 4-0 ndaj  Spurs.

Fitues ndaj Portland (4-0) dhe Utah (4-0) ne turet paraardhese te play-off, Golden State arriti te njejtin rezultat edhe ndaj Spurs, qe kane qene te privuar nga dy lojtare kryesore, Kawhi Leonard e Tony Parker.

Warriors jane super edhe me statistikat: me 12 fitore radhazi, ata kane kaluar Lakers, te cilet ne 1989 e 2001, realizuan ne fazen e play-off nje seri prej 11 fitoresh.

Ne finale, Warriors do te ndeshen me fituesin mes Cleveland ose Boston, ku te paret kryesojne deri tani 2-1./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *