NBA finals, Cavs nuk dorëzohen, fitojnë ndaj Warriors dhe ngushtojnë distancën

Updated: 08:02 - Qershor 10, 2017

Vitin e kaluar skuadra kampione në fuqi e basketbollit amerikan Cleveland Cavaliers rekuperoi dizavantazhin 3-1 me ndeshje pikërisht kundër Golden State për të siguruar kurorën e parë në histori.

Kësaj here do të jetë shumë e vështirë, por një gjë është e sigurt që ekipi nga Ohio nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe këtë e tregoi në takimin e 4-ët. Lebron James, Kyrie Irving e Kevin Love vendosën veton duke e dominuar sfidën ndaj Warriors dhe rezutlati 137-116 e dëshmon këtë.

Në “Quicken Loans Arena” kishte vetëm një skuadër që nga fillimi. Cavaliers ishin të pandalshëm gjatë segmentit të parë, madje në fund regjistruan një rekord pikësh. 49 pikë të shënuara në vetëm një fraksion nuk ishin realizuar kurrë në një finale të NBA.

Situata nuk ndyrshoi as në periodën e dytë, megjithëse Kevin Durant u mundua të rifuste në lojë të tijët, por pa ndihmën e Stephen Curry-t që në këtë takim ishte hija e vetvetes, duke mos qënë për asnjë moment vendimtar, pavarësisht se realizoi 14 pika dhe dhuroi 10 asiste, organizatori nuk ishte në formën e tij më të mirë. Në krahun tjetër u treguan fantastik dy yjet e Cavs-ave Irving dhe James.

Sfida nuk pati më dilema përsa i përket rezultatit me ekipin e Tyron Lue që e adminsitroi në mënyrë të përsosur avantazhin. James e mbylli me një triple-double me 31 pikë , 10 topa të kapur në tabelë dhe 11 pasime vendimtare, ndërkohë që Irving realizoi plot 40 pikë.

Takimi i 5-të do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së martës me orën europiane në ” Oracle Arena” të Oakland.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *