Napoli rrëzikon Championsin, Hysaj dështim  ndaj City-t

Updated: 11:34 - Nëntor 2, 2017

Humbja me Manchester City-n ka trazuar ambjentin në shtëpinë e Napolit. Ecuria fantastike që po kalon në Seria A, nuk po vazhdohet edhe ne Europë, ku pas 4 ndeshjeve , napoletanët kanë grumbulluar vetëm tre pikë, dhe vetëm një mrekulli në dy takimet e ardhshme do i siguronte kalimin në 1/16.

Të kaltërit duket se po vuajnë lodhjen e takimeve çdo tre ditë dhe mungesa e rotacionit nga Sarri,
Mbrojtja ka qënë një pikë e fortë e Napolit, repart i cili tregoj probleme në ndeshjen e mbrëmshme.

Shqiptari Hysaj u cilësua si “dështimi i ndeshjes” mediat italiane  pasi ishte ai që gaboi në pozicionim tek goli i parë dhe në aksionin e golit të trete humbi duelin e shpejtësisë me gjermanin Sane.  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *