Mungon Ghoulam, Hysaj në të majtë

Updated: 14:01 - Nëntor 3, 2017

Mungesa e Ghoulam në 6 muaj e ardhshëm, detyron Sarrin të ekperimentojnë me linjën e mbrojtjes dhe i sakrifikuari pritet te jetë Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar pritet të aktivizohet në krahun e majtë këtë fundjavë në transfertën e Veronës, përballë Chievo-s.

Edhe në të kaluarën kur Hysaj ishte pjesë e Empolit, tekniku Sarri e  ka aktivizuar në linjën e majtë të mbrojtjes.

Hysaj mbetet një siguri në prapavijën napolitane dhe zhvendosja nga e djathta në të majtë tregon se sa shumë besim ka Sarri tek ai dhe aftësinë që ka mbrojtësi për t’u përshtatur në disa pozicione të fushës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *