“Mund të shkaktojmë dëme”

Nga:Mimoza Ibra

Updated: 17:35 - Prill 18, 2017

Gonzalo Higuain nxeh atmosferën në vigjilje të sfidës së kthimit të fazës çerekfinale të Champions League me Barcelonën duke thënë se në Camp Nou do të shkojmë për të luajtur njësoj si në Torino. “Nuk e di nëse do të jetë e mjaftueshme, por kundra Barcelonës ne kemi një avantazh dhe kjo na jep më shumë siguri në skuadër”, ka thënë ai për “Sky”.

Edhe pse kundra PSG Barcelona bëri një mrekulli duke kthyer një rezultat shumë të komplikuar, ‘El Pipita’ është shprehur se ne tashmë e dimë se ç’është e aftë të bëjë skuadra blaugrane dhe për këtë arsye do të jemi shumë të kujdesshëm. Ai shpreson që të kenë mundësinë e një goli sepse mund të shkaktojnë shumë dëme.

Ndërkohë, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, ka bërë të ditur listën me 23 futbollistë që ka mbledhur për ndeshjen e nesërme: Buffon, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Alexandro, Mattiello, Barzagli, Mandzukic, Lemina, Bonucci, Dybala, Asamoah, Dani Alves, Rugani, Neto, Lichtsteiner, Sturaro, Rincon, Audero.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *