Moviola, katër rastet ku gaboi gjyqtari Kassai tek Real-Bayern

Updated: 09:06 - Prill 19, 2017

Viktor Kassai ka arbitruar ndoshta ndeshjen më të keqe të karrierës së tij. Këtë gjë e vërtetëon moviola ku duket se arbitri hungarez ka gabuar në katër momente kyc të takimit mes Realit dhe Bayernit, ku u përcaktua dhe rezultati final i ndeshjes.

Gabimi i parë i Kassait vjen në favor të bavarezëve. Në aksionin e autogolit të Sergio Ramos duhej ndërprerë për një pozicion jashtë loje të Thomas Muller.

Më pas hungarezi gabon totalisht me ndëshkimin e Arturo Vidal, pasi ndërhyrja e tij ishte perfekte.

Viktor Kassai gabon dy herë edhe në shtesën prej 30 minutash. Të dy golat e portugezit Ronaldo, që sollën edhe përmbysjen e rezultatit, nga 1-2 në 3-2, ishin në pozicion jashtë loje, veçanërisht goli i barazimit të përkohshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *