Mourinho thumbon Zidane: Nëse Bale nuk luan, e blej unë

Updated: 17:09 - Gusht 8, 2017

Në prag të sfidës për Superkupën e Europës mes Manchester United dhe Realit të Madridit, trajneri i “Djajve të Kuq” ka thumbuar rivalin e tij, Zinedine Zidane.

Mourinho e ka pranuar interesimin për uellsianin Gareth Bale dhe u shpreh në konferencën për shtyp se nëse Zidane nuk e vendos atë në lojë, ai do tentojë t’ia “rrëmbejë” Realit.

“Nëse do të luajë nesër (sot), atëherë do të ndodhë sepse ai dëshiron të qëndrojë te Reali dhe Reali dëshiron ta mbajë”, tha Speciali gjatë konferencës për shtyp. “Nëse do të largohet nga Madridi, unë do ta prisja këtu dhe do të isha gati të luftoja për të me trajnerët e tjerë që e duan”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *