Mourinho: 222 milionë euro për Neymar janë pak

Updated: 17:17 - Gusht 3, 2017

Ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes kur vjen puna për deklarata. Bëhet fjalë për teknikun portugez, Jose Mourinho, i cili nuk kishte si të mos komentonte transferimin e Neymar tek francezët e Paris Saint- Germain.

“Special One” ka befasuar të gjithë pasi ka thënë se transferimi i Neymarit tek PSG për 222 milionë euro nuk është shumë e madh financiare, shkruan “Sportmediaset”.

“Kur transferuam Pogban, unë thash se çmimi nuk ishte shumë i madh. Nuk mendoj se çmimi prej 222 milionë eurosh është i madh për një lojtar si Neymar. Ai ka kualitet të lartë”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *