Motivimi i çuditshëm që Zidane i bën futbollistëve të tij: Jemi bij k….!

Updated: 18:37 - Gusht 8, 2017

Sot në mbrëmje luhet super sfida mes Realit të Madridit dhe Manchester United për superkupën e Europës. Të dy ekipet synojnë të ngrejnë trofeun e parë për këtë sezon të ri.

Trajneri Zinedine Zidane ka gjetur një mënyrë të veçantë për të motivuar futbollistët e tij. Sipas asaj që raporton spanjollja “AS”, tekniku francez ka gjetur një motivim të cuditshëm për t’ju thënë të tijve se ata janë më të mirët dhe se kurrë nuk duhet të ndalen.

Nga leximi i buzëve të teknikut para se të filloj seanca stërvitore, Zidane i karikon më këto fjalë të besuarit e tij: “Jemi mirë. Ta kemi të qartë, fizikisht jemi bij k…! Çdo gjë mbetet në anën mendore. Duhet të luajmë lojën tonë pa e komplikuar, sepse përfundimi është gjithnjë i njëjtë”.

Mbase ky ka qenë dhe suksesi i Realit për fitimin e La Ligës dhe Ligës së Kampioneve?! Të presim e të shohim nëse do e ngrejnë ata sot Superkupën e Europës…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *