Montella drejt shkarkimit, Milan nis negociatat me këtë trajner

Updated: 15:49 - Tetor 12, 2017

Vincenzo Montella është në fije të perit për sa i përket drejtimit të Milan dhe e ardhmja e tij do të varet në derbin që do të luhet në fundjavë ndaj Interit.

Trajneri aktual i Zvicrës, Vladimir Petkoviç po shihet si zëvendësues i mundshëm i Montellas që pritet të shkarkohet nga klubi kuqezi, shkruan “Calciomercato.com”.

Lajmi është bërë i bujshëm nga e përditshmja “Blick”, e cila shkruan se drejtori sportiv i Milanit, ndodhet në Portugali për të nisur negociatat.

Mirabelli ishte i pranishëm në Lisbonë ndeshjen mes Portugalisë dhe Zvicrës për eliminatoret e Kupës së Botës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *