Milani nuk di më të fitojë, “tradhtohet” nga Bonucci

Updated: 17:28 - Tetor 22, 2017

Milani nuk di më të fitoje. As kundër Genoas, formacioni i Vincenzo Montellas nuk arriti dot të triumfojë, ku fitorja i mungon për më shumë se një muaj.

Sfida ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0, një Milan i pafuqishëm që nuk arriti të zhbllokonte rezultatin. Milani ishte në inferioritet numerik që në minutën e 25 të sfidës ku Leonardo Bonucci doli me kartonin e kuq pas një goditje me bërryl.

Ky moment u shikua nga gjyqtari kryesor nga teknologjia VAR i cili i dha ish-lojtarit të Juventusit direkt kartonin e kuq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *