Milani i “çmendur”, Bonucci transferohet tek kuqezinjtë, afrohet dhe Biglia

Updated: 16:45 - Korrik 14, 2017

Milani mund të konsiderohet si “mbret” i merkatos në Itali. Lëvizja e përfolur dy ditë më parë dhe që dukej në kufijtë e të pabesueshmes tashmë është konkretizuar. Leonardo Bonucci sezonin e ardhshëm do të luajë për kuqezinjtë. Drejtuesit e klubit nga Milano kanë gjetur akrodin me Juventusin mbi bazën e 40 milionë eurove, ndërsa nuk është përfshirë kartoni i De Sciglios i cili me shumë gjasa do të kalojë tek bardhezinjtë, por jo si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Bonuccit tek Milani.

30-vjeçari pritet të jetë shumë shpejt në qytetin e Milanos ku do ti nënshtrohet vizitave mjekësore e më pas do të nënshkruajë kontaratë me klubin e tij të ri. Mbrojtësi i përfaqësueses italiane do të përfitojë 6.5 milion euro në sezon për një marrëveshje e cila do të ketë një afat 5 vjeçar. Kjo është goditja më e madhe deri më tani e merkatos së 18 herë kampionëve të Italisë.

Megjithatë kuqezinjtë nuk janë ndalur dhe njëkohësisht kanë mbyllur akordin me Lazion për kalimin e tashmë ish kapitenit të bardhekaltërve Lucas Biglias në “Milanello”. 17 milion euro plus 3 milion bonus do ti kalojnë kryeqytetasve, ndërsa argjentinasi do të nëshkruaj një kontratë 3 vjeçare nga ku do të përfitoj 3.5 milion euro në sezon.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *