Milan zyrtarizon blerjen e Andrea Conti

Updated: 18:55 - Korrik 7, 2017

Andrea Conti është zyrtarisht një lojtar i Milanit. Futbollisti është prezantuar pak minuta më parë tek kuqezinjtë.

Mëngjesin e sotëm Conti mbërriti në klinikën “La Madonnina”  ku raportohet se kaloi me sukses testet mjekësore.

Andrea Conti ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare dhe do të jetë pjesë e Milanit deri në verën e vitit 2022.

Gjatë kësaj vere Milan ka zyrtarizuar gjashtë lojtarë të rinj, Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Franck Kessie, Hakan Calhanoglu, Andre Silva dhe Fabio Borini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *