Milan bën me dhimbje koke interistët, gati të nënshkruajë me Kovaçiç

Updated: 11:48 - Korrik 18, 2017

Tashmë e konfirmuar si skuadra e cila mban kurorën e mbretit për këtë merkato, kuqezinjtë jani gati të realizojnë një tjetër blerje të bujshme.

Mesfushori kroat i transferuar nga Interi te Real Madridi në gushtin e 2015 për 29 mln euro si zëvendësuesi ideal për veteranin tjetër kroat Luka Modriç duke se nuk po ndjehet me i lumtur në Madrid.

Gjërat janë përkeqësuar me afrimet e mesfushoreve të rinj në klubin madrilen si Marcos Llorente dhe Dani Caballos  duke i zvogëluar shanset për të siguar nje vend titullari ne sezonet e ardhshme. Për 3 pozicione të mesfushës Reali numëron plot 7 mesfushorë.

Mateo Kovaçiç  ka shumë gjasa që këtë verë të ndryshojë destinacion dhe për të  sigurisht që nuk mungojnë afertat nga Seria A dhe Premier  Lague .

Skuadrat e interesuara për kroatin janë AC Milan, Inter, Napoli, por edhe Tottenham Hotspur.

Ofertën më bindëse drejt “Los Blancos” e kanë bërë drejtuesit e Milanit duke ofruar plot 51 mln euro. Nuk dihet nësë kroati 23-vjeçar do shkojë te rivalët e ish ekipit të tij , apo do preferoj rikthimin në shtëpinë e tij edhe pse kjo e fundit ska bërë akoma një ofertë bindësi për të rikthyer yllin e saj në mesfushë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *