Messi i shkruan Agueros: Mos iu bashko Realit të Madridit!

Updated: 16:36 - Nëntor 4, 2017

Sulmi i Real Madridit i përbërë nga Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema i njohur me shkurtesën ‘BBC’ nuk po bind këtë sezon, pasi kanë shënuar shumë pak gola për dallim nga sezonet e kaluara.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez, thuhet se ka identifikuar sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero si një shtesë perfekte për sulmin e skuadrës.

Reali e dëshiron transferimin e sulmuesit argjentinas, por thuhet se ka ndërhyrë bashkëkombësi i tij, Lionel Messi, i cili i ka thënë të mos bashkohet me Mbretërit.

Sipas Diario Gol, Messi ka këshilluar bashkatdhetarin e tij Aguero që të mos i bashkohet Real Madridit vitin e ardhshëm.

Messi thuhet se i ka shkruar mesazhe Agueros në rrjetin social WhatsApp dhe i ka thënë mikut të tij të mirë argjentinas se ai është më mirë të qëndrojë në Manchester, për shkak të rënies së fundit të Madridit në formë dhe City duket një ekip i madh konkurrues nën drejtimin e Pep Guardiolas. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *