Merr fund telenovela “Schick”, sulmuesi transferohet tek Roma

Updated: 16:15 - Gusht 28, 2017

Ka marrë fund tashmë telenovela “Schick”. Sulmuesi i talentuar çek është transferuar tek skuadra e Romës.

Patrik Schick ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Romës të cilët për të marrë shërbimet e sulmuesit do t’i paguajnë Sampdorias plot 38 milionë Euro.

Menjëherë pas takimit mes dy palëve lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Romës, Mauro Baldissoni.

“Tani mund të them se Schick është një lojtar i Romës. Sulmuesi është i lumtur, gjëja e rëndësishme është që ai ndihet mirë tek Roma, ai është një xhevahir”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *