Merkatoja e Milan s’ka përfunduar ende!

Updated: 16:02 - Gusht 27, 2017

Deri më tani skuadra e Milan ka bërë merkaton më të mirë për këtë sezon dhe me sa duket kuqezinjtë nuk duan të ndalen.

Sipas disa raportimeve nga mediat sportive italiane, “Djalli” është në kërkim të një mesfushori.

Sipas “Corriere dello sport”, në krye të listës është mesfushori i Barcelonës, Rafinha.

Por një tjetër emër i pëlqyer nga Milani është edhe ai i talentit portugez Renato Sanches, i cili nuk po kalon një moment të mirë te Bayern Munich, por për të marrë shërbimet e tij duhet të përballet edhe me konkurrencën e Liverpool.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *