Merkato tek Inter, ja lëvizjet që priten të ndodhin

Updated: 15:59 - Qershor 19, 2017

I kushtëzuar nga Fair Play finaciar për të mos hyrë në merkato para 1 korrikut Interi po fokusohet me emrat që mund t’i ofroj trajnerit të sapo zgjedhur Luciano Spaleti.

Ata që lakohen janë mbrojtësi gjerman Rudiger dhe mesfushori belg Naingolan të Romës, por për të mbërritur tek lojtarët duhet të derdhin në “arkat” e kryeqytetasve plot 80 milion euro.

Futbollistët kërkohen me ngulm nga trajneri Spaleti, pasi ai i njeh shumë mirë cilësitë e tyre pasi ka drejtuar më parë ekipin e Romës.

Gjithashtu e ardhmja e Perisic duket sikur është larg klubit “zikaltër”. Manchester Junatid ka ofruar 50 milionë euro dhe ka akord paraprak me vetë lojtarin.

Po ashtu kroati ka shprehur dëshirën për të qënë pjesë e “djave të kuq”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *