Merkato, projektohet Milani për sezonin e ri

Updated: 15:43 - Qershor 19, 2017

Skuadra e Vinceso Monteles  është duke respektuar parashikimet se Milani i sezonit 2017/2018 i drejtuar nga presidenca kineze Li dhe me administratorët Fasone dhe Mirabeli do e rikthejnë në elitën europiane.

Andre Silva, Franc Kesie, Rikardo Rodrigez dhe Musakio jane 4 levizjet e para që i kanë kushtuar kuq e zinjve plot 99 milionë euro.

Ndër objektivat kryesore të milanezëve janë edhe mesfushorët Lukas Bilia dhe Balde Keita të Lacios.

Gjithashtu flitet se mund të ofrohet edhe një lojtar BIG në rolin e trekuartistit dhe emri më i lakuar është Kolumbiani Hames Rodrigez i Realit të Madritit.

Ajo që vret  më së shumti ambjentin milanez është mos rinovimi i porterit të talentuar Donaruma.

Lojtari nuk dëshiron të qendroj në klubin që debutoi në moshën 16 vjecare.Këtë fakt e konfirmuar agjenti i tij Mino Rajola.

Po ashtu pritet të ketë edhe një “valë” largimesh bëhet fjalë për Baken, Sosa, Zapata, Lapadula të cilët nuk janë në planet e trajnerit Montela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *