Merkato europiane, Mustafi drejt Interit, Chamberlain do Liverpoolin

Updated: 16:49 - Gusht 30, 2017

Merkato po i drejtohet orëve përmbyllëse të një sesioni veror historik dhe unik përsa i përket shitblerjeve. Lëvizjet madhore tashmë janë konkretizuar, megjithatë pritet të ketë edhe disa goditje të minutës së fundit.

Shkodran Mustafi ka shumë mundësi të transferohet tek Interi. Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari shihet nga drejtuesit ziklatër si një përforcim me vlera në repartin difensiv. Negociatat mes klubit Italian dhe Arsenalit kanë nisur, për momentin anglezët nuk pranojnë formulën e huazimit dhe bisedimet po vazhdojnë me qëllim gjetjen e një pike të përbashkët mes klubeve.

Alex Oxlade-Chamberlain u duk një hap larg Chelsea-t, madje klubi blu kishte gjetur edhe akordin me Arsenalin për rreth 50 milion euro, megjithatë është vetë lojtari që për momentin refuzon të transferohet në “Stamford Bridge”.

24 vjeçari dëshiron ti bashkohet Liverpoolit dhe të punojë nën drejtimin e Jurgen Klopp. Lojtari i përfaqësueses angleze i ka kërkuar drejteusve të Arsenalit të nisin bisedimet me të kuqtë, pavarësisht se zyrtarët e klubit londinez deklaruan pak ditë më parë se nuk kanë ndërmend të negocjojnë me Liverpoolin.

Serge Aurier është një lojtar i Tottenhamit. Marrëveshja mes Spursave dhe PSG për shifrën e 29 milion eurove ishte arritur prej ditësh, por gjithcka kishte mbetur peng pasi lojtari duhet të posedonte lejeqëndrimin duke qënë se po transferohej nga Franca në Britaninë e Madhe.

Tashmë lejeqëndrimi ka ardhur dhe Aurier mund të konsiderohet si përforcimi më i fundit i skuadrës së Pocchetinos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *