Merkato  europiane – Milani interesohet për De Rossin, Barça kërkon Deulofeun

Updated: 17:29 - Prill 18, 2017

Periudha verore e merkatos do të nis zyrtarisht në muajin qershor, megjithatë klube të ndryshme në Europë kanë filluar të vendosin piketat për të realizuar objektivat e tyre. Mediat italiane raportojnë për një transferim që nëse konkretizohet do të ishte vërtetë befasues. Daniele De Rossi është cilësuar gjithmonë si një nga emblemat e klubit të Romës, i lindur dhe i rritur në kryeqytetin italian “capitan futuro “ është parë gjithnjë si njeriu që do të merrte shiritin e kapitenit pas tërheqjes së Tottit, tërheqje që do të vij në fund të sezonit, megjithatë ndoshta 33-vjeçari nuk do të jetë më aty për të marrë trashigiminë e numrit 10. Sipas mediave në gadishullin apenin marrëdhëniet mes De Rossit dhe drejtuesve të Romës nuk janë ndër më të mirat dhe fakti që ai ende nuk ka rinovuar kontratën e vërteton diçka të tillë, nga ky ngërç kërkon të përfitojë Milani. Vincenzo Montella e ka pasur nën urdhërat e tij lojtarin e kombëtares italiane kur drejtonte verdhekuqtë dhe i njeh shumë mirë cilësitë e mesfushorit, për këtë arsye i ka kërkuar drejtuesve të ri të monitorojnë situatën dhe nëse ekziston mudnësia të nisin bisedimet me vetë lojtarin.

Ndërkohë që është në dyshim qëndrimi i Gerard Deulofeut tek Milani. Sipas mediave në Spanjë, Barcelona po lëviz në mënyrë konkrete për ta rikthyer 23 vjeçarin në Katalunjë. Megjithatë vetë futbollisti nuk është i bindur pasi synon të luajë me përfaqësuesen e Spanjës në kampionatin botëror të vitit 2018 dhe për ta bërë këtë i duhet të aktivzohet rregullisht , diçka që klubi “azul-gran” nuk mund t’ia ofrojë duke qënë se në sulm ka një treshe yjesh si Messi, Suarez dhe Neymar. Oferta për anësorin iberik ka edhe nga klube të ndryshme të Premier Leagues.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *