Merkato e Milanit, kuqezinjtë ofrojnë 30 mln euro për Keitan

Updated: 12:31 - Gusht 1, 2017

Balde Keita ishte një ndër objektivat e parë të Milanit në këtë sesion të shit-blerjeve, madje për një periudhë u duk se gjithçka ishte konkretizuar për afrimin e tij në Milano, megjithatë më vonë drejtuesit e kuqezinjve dhe homologët e tyre lacial me në krye Igli Taren nuk gjetën gjuhën e përbashkët dhe negociatat zvanitën.

Tashmë ka dalë sërish në skenë emri i senegalezit i cili kërkohet me ngulm edhe nga Juventusi , në një kohë që edhe Napoli po qëndron në dritare. Raportohet se Milani ka depozituar në zyrat e Lazios 30 milion euro për të drejtat e 22 vjeçarit, një shifër që deri më tani është me e larta e ofruar për sulmuesin.

Natyrisht nuk është asnjëherë e thjeshtë të gjendet dakordësia me drejtuesit bardhekaltër duke qënë se presidenti Lotito gjithnjë është munduar ti nxjerrë sa më shumë të ardhura largimeve të lojtarëve kryesorë, megjithatë raportet mes dy klubeve janë optimale, ç’ka u vërtetua edhe me transferimin e Lucas Biglias nga Lazio tek Milani.

Ditët në vijim pritet të zbardhin edhe më shumë detaje në lidhje me një kalim të mundshëm të Balde Keitas tek 7 herë kampionët e Europës.

Ndërkohë që një tjetër emër po përmendet si përforcim i mundshëm për mesin e  fushës, fjala është për Andre Gomes.

Portugezi nuk ka gjetur hapësirat e duhura tek Barcelona dhe mund të jetë i gatshëm të transferohet në kampionatin italian të futbollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *