Merkato e Barcelonës drejt “dështimit”, vështirësohen negociatat për këtë lojtar

Updated: 15:24 - Korrik 16, 2017

Barcelona ndryshe nga rivalët nuk po shkëlqen në këtë merkato. Pas zyrtarizimit të mbrojtësit të Benfikës, Nelso Semedo, katalanasit nuk po arrijnë dot të transferojnë një mesfushor.

Marco Veratti duket një objektiv tepër i vështirë pasi PSG nuk kërkon ta largojë italianin por për Barcën vështirësohet dhe transferimi i Paulinhos.

Klubi kinez Guangzhoi Evergrande, nuk ka pranuar të ulë çmimin e mesfushorit.Sipas gazetës “Sport”, kinezët kërkojnë 40 milionë euro për Paulinhon.

Në anën tjetër, oferta më e lartë që e ka bërë deri më tani Barça është 25 milionë euro. Kinezët këmbëngulin që nuk do ta shesin Paulinhon për asnjë cent më pak. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *