Me 222 mln eurot për Neymar mund të ndërtonit këtë super formacion

Updated: 22:21 - Gusht 7, 2017

Merkatoja sa vjen e bëhet më e vështirë. Vlera e lojtarëve është rritur shumë në treg dhe nëse dëshiron të blesh një lojtar duhet të “derdhësh” goxha para në arkat e një klubi. Rasti më i fundit është ai i Neymar, i cili u ble për shumën rekord prej 222 milionë eurosh nga Paris Saint- Germain, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në histori.

Një shumë kjo e ekzagjeruar për një lojtar, pasi me aq buxhet një klub i thjeshtë mund të ndërtonte një super formacion.

Gazeta spanjolle “AS” ka marrë iniciativën nga transferimi i Neymarit te PSG-ja, për një shifër të tillë dhe ka hartuar një formacion me lëvizjet e lojtarëve që kanë ndodhur deri tani. Sigurisht, që nuk është një formacion yjesh, por një ekip që mund të garantonte për rezultate shumë pozitive.

Në portë: Diego Alves (Vlera: 300 mijë euro)

Në mbrojtje: Dani Alves (Vlera: 0 euro), Bonucci (Vlera: 42 milionë euro), Pepe (Vlera: 0 euro), Theo Hernandez (Vlera: 30 milionë euro)

Në mesfushë: Nemanja Matic (Vlera: 45 milionë euro), Dani Ceballos (Vlera: 16.5 milionë euro), Wayne Rooney (Vlera: 0 euro)

Në sulm: Lacazette (Vlera: 53 milionë euro), Nolito (Vlera: 9 milionë euro), Chicharito (17.8 milionë euro)

Kjo 11-she kushton 213.6 milionë euro dhe për të arritur shifrën e shpenzuar për Neymar duhen edhe 8.4 milionë. Mundësitë për të afruar një tjetër lojtar për të bërë zëvendësuesin janë të mëdha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *