Mbyllet në barazim 2-2 supersfida Tirana-Skënderbeu

Updated: 20:19 - Mars 10, 2017

U mbyll në barazim 2-2 takimi kryesor i javës së 25-të në kampionatin shqiptar mes Tiranës e Skënderbeut. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” ku nuk munguan edhe një pjesë e tifozëve bardheblu nisi me gol për vendasit. Sulmuesi Ede realizoi pas një goditjeje nga këndi të Moizes.

Megjithatë Skënderbeu barazoi 13 minuta më vonë kur Hamdi Salihi ktheu në gol një 11 metërsh. Gjithsesi në fundin e pjesës së parë Tirana kaloi edhe një herë në avantazh me një supergol të Hoxhallarit që ekzkeutoi në mënyrë të përsosur një godtije standarte.

Në fillimin e fraksionit të dytë korçarët rivendosën baraspeshën. Ai që shënoi për kampionët e Shqipërisë ishte edhe një herë sulmuesi Hamdi Salihi.

Rezultati nuk ndryshoi deri në mbyllje, me Skënderbeun që për momentin merr i vetëm kreun e renditjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *