Mbappe zgjedh PSG, 18 vjeçari dëshiron të transferohet në Paris

Updated: 15:02 - Gusht 9, 2017

PSG ka ndërrmend të pushtojë plotësisht skenën e merkatos europiane. Afrimi i Neymar për 222 milion euro mund të pasohet nga një tjetër transferim që gjithashtu do të kërkojë një tjetër investim gjigand nga presidenti Nasser Al-Khealiffi.

Kylian Mbappe mund të jetë me shumë gjasa përforcimi i rradhës i klubit parizien, dhe për të shtuar edhe më gurë në kështjellën e këtij transferimi ka ardhur një informacion i bërë publik nga televizioni francez TF1 gjatë emisionit “Telefoot”. Sipas këtij emitenti, 18 vjeçari ka zgjedhur të ardhmen e tij dhe dëshiron të kalojë tek PSG, madje ia ka komunikuar vullnetin e tij edhe drejtuesve të Monacos. Me sa duket qyteti më romantik në botë po tërheq pas vetes edhe supertalentët e futbollit botëror.

Shifra me të cilën ky operacion mund të konkludohet me sukses është 155 milion euro, vërtetë numra marramëndës sidomos kur flasim për një lojtar 18 vjeçar që për momentin ka luajtur vetëm një sezon në nivele të larta, megjithatë Monacoja natyrisht nuk kërkon të privohet pa përfituar maksimumin nga largimi i sulmuesit. Për shërbimet e francezit është në lojë edhe Reali i Madrdit, gjithsesi me sa po kutphet e ardhmja e tij do të jetë nën hijen e kullës Eiffel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *