Mavraj kundër masave: Siguri e tepruar, tifozët shqiptarë u trembën

Updated: 16:37 - Nëntor 14, 2016
screenshot_2

Mërgim Mavraj ka kritikuar ashpër masat e sigurisë përpara ndeshjes mes Shqipërise dhe Izraelit.

Mbrojtësi kuqezi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u shpreh se shkaku kryesor që stadiumi i Elbasanit nuk kishte tifozë të shumtë ishte paniku i përhapur pa arsye përpara takimit, dhe shtoi gjithashtu, duke iu referuar Izraelit, se të tjerët duhet ta gjejnë të keqen tek vetja dhe jo tek shqiptarët.

Ja postimi i Mavraj në Facebook:

“Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri! Por a duhet thënë STOP? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë?
Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit!
Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet ti hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik”!
A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij “boshlliku” që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti.
Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta “gjejnë” të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët!”

screenshot_1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *