Marcello Lippi: Ja kush e fiton Ligën e Kampioneve

Updated: 15:52 - Shkurt 21, 2017

Ish- tekniku i kombëtares së Italisë, Marcello Lippi beson se këtë vit trofeun e Ligës së Kampioneve do ta fitojë skuadra që ai ka drejtuar vetë, Juventusi.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Lippi theksoi se “Zonja e Vjetër” do të fitojë këtë trofe pasi vitet e fundit ka bërë shumë progres dhe është e gatshme për të mundur çdo kundërshtar.

“Skuadra e Juventusit këtë sezon ka një rritje të madhe dhe besoj që është favorite kryesore për ta fituar Ligën e Kampioneve. Lojtarët e Juventusit i shoh që kanë vetëbesim që do ja dalin por në krahun tjetër edhe respekt ndaj çdo kundërshtari të fortë. Një tjetër detaj që më bën të besoj që Juventusi do të fitojë Championsin është se vitet e fundit në futboll nuk ka më skuadra favorite. Barcelona është shumë pranë eliminimit, ndërsa Bajerni ende nuk ka dhënë prova që mund të triumfojë pasi mundi Arsenalin që është duke kaluar një moment të vështirë. Në krahun tjetër edhe Allegri ka bërë një punë të madhe, ndërsa sulmues si Gonzalo Higuain, Paulo Dybala dhe Mario Mandzukic e zgjidhin ndeshjen në cdo moment të vështirë”, përfundoi ai.

Tekniku italian me këtë deklaratë befason të gjithë pasi analistët më të mëdhenj sportivë cilësojnë si pretendentë kryesorë Bajernin e Mynihut, Realin e Madridit dhe PSG-në.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *