Marcello Lippi do të nënshkruajë me përfaqësuesen aziatike

Updated: 13:01 - Tetor 19, 2016

Marcello Lippi do të rikthehet të drejtojë një skuadër futbolli dy vite pasi u largua nga Guangzhou Evergrande. Sipas mediave italiane  ish tekniku i përfaqësueses së kaltër do të udhëheqe sërish një kombëtare, dhe bëhet fjalë për atë të Kinës. 68 vjeçari i cili në Janar refuzoi stolin e Milanit do të udhëtojë për në Pekin , aty ku do të diskutojë me drejteusit e Federatës termat e kontratës e më pas të gjitha gjasat janë që të nënshkruaje për të marrë në duar timonin e përfaqësueses aziatike. Megjithatë deri në momentin kur të vi e zeza mbi ët bardhë  me një person si lippi nuk ka asgjë të sigurt.

Kjo sigurisht është e mbështetur në argument të qarta, pasi në qershor ish trajneri i Juventusit dhe Interit pothuajse u konfirmua në detyrën e drejtorit teknik në kombëtare italiane, por më pas refuzoi i zhgënyer nga drejtuesit e federatës, ndërsa aktualisht flitej se kish mbyllur akordin për tu rikthyer tek Guangzhou në Janar kundrejt një page faraonike prej 20 milion eurosh në sezon.

Pra duke llogaritur pa qëndrueshmërinë e Marcello Lippit nuk ka asgjë 100% të sigurt, megjithëse kësaj rradhe duket se tekniku nga Viareggo është i bindur të drejtojë përfaqësuesen e dragonjëve, edhe për faktin se e ka kërkuar personalisht presidenti i Republikës popullore tëë Kinës, Xi Jinping.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *