Man United kërkon rikthimin e Ronaldos, përgatit 150 mln euro për të

Updated: 08:43 - Qershor 18, 2017

Përfaqësues të Cristiano Ronaldos kanë njoftuar klubin e Manchester United se lojtari dëshiron të largohet nga Real Madrid për një “sfidë të re”, sipas disa raportimeve të fundit.

Daily Telegraph pohon se burime pranë Ronaldos janë të vetëdijshëm se vendimi i papritur i 32 vjecarit është i vërtetë dhe “inkurajues” për të paraqitur ofertat e klubeve që e dëshirojnë.

Të shtunën, “Marca” deklaroi se Madrid kërkon 200 milionë euro për të lënë të lirë yllin portugez. Por Daily Telegraph raporton se këshilltarët e Ronaldos po bëjnë të ditur se një ofertë prej 150 milionë eurosh do të ishin të mjaftueshme për të nënshkruar me të këtë verë, pavarësisht se klauzola e lirimit është vendosur 1 miliard euro.

Manchester United është e gatshme dhe po eksploron mundësinë për të rikthyer lojtarin të cilin e shitën në Madrid për 94,5 milionë euro në vitin 2009, por skuadra e Jose Mourinhos përballet me konkurencën e PSG dhe Inter, që janë të mbështetur nga investitorët kinezë.

United dështoi të rikthente Ronaldon në Old Trafford në vitin 2013 por këtë herë gjërat janë ndryshe sepse raportimet e fundit tregojnë se portugezi kërkon largimin. Të shohim se cfarë do të ndodh në ditët në vijim…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *