Man City e ka seriozisht për Messin, gati oferta e “çmendur” për të

Updated: 15:51 - Mars 20, 2017

Manchester City duket se e ka seriozisht për yllin e Barcelonës, Lionel Messi, dhe është i gatshëm që të bëjë “cmenduri” në merkaton e verës për ta sjellë argjentinasin në Angli.

Me revolucionin që kërkon të bëjë Pep Guardiola në planet e sheikëve është edhe transferimi i bujshëm i yllit argjentinas që ende nuk ka rinovuar kontratën me Barcelonën, shkruan “Sunday Express”.

Klubi anglez ia ka bërë me dije Pep Guardiolas se ka 200 milionë sterlina në dispozicion për të transferuar lojtarë gjatë verës, të cilat pa asnjë hezitim dëshiron t’i shpenzojë në blerjen e Leo Messit.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se nga shitja e 10 lojtarëve Manchester City do të arkëtojë mbi 200 milionë sterlina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *