Majlinda Kelmendi kampione Europe në xhudo

Updated: 16:47 - Prill 21, 2016

Majlinda Kelmendi është shpallur kampione Europe në sportin e xhudos në Kampionatin Evropian të xhudos i cili u zhvillua në Kazan të Rusisë.

Xhudistja kosovare mposhti në finale francezen Priscilla Gneto, për t’u kurorëzuar si mbretëresha e Evropës në xhudo.

Kampionia e botës e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova.

Kurse, në rrethin e tretë, pejania ishte më e mirë se izraelitja Roni Schwartz, për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale, ku e mundi francezen Euranie Annabelle, para se ta fitonte edhe finalen ndaj francezes tjetër, Gneto.

5_1461255615-1746901 foto-4_1461255840-6606947

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *