Lopetegui “gentleman”: Shqipëria e organizuar, nuk ishte e thjeshtë

Updated: 15:43 - Tetor 7, 2017

Trajneri i Spanjës Hulen Lopetegi pavarësisht se e mposhti Shqipërinë me rezultatin 3-0 nuk i kurseu lëvdatat për kuqezinjtë duke deklaruar se Shqipëria nuk ishte një kundërshtar i thjeshtë. Ai gjithashtu shtoi se goli i realizuar shpejt ishte vendimtar në këtë sukses të spanjollëve.

Trajneri i Spanjës Julen Lopetegui vijoi shpenzimin e komplimentave për Shqipërinë edhe pas fitores 3-0 të Spanjës përballë kuqezinjve të Panuccit. Tekniku i “La Rojas” me mjaft kortezi u shpreh se Shqipëria ishte një kundërshtar i mirë-organizuar që ia vështirësoi punën spanjollëve.

“Mendoj se Shqipëria ka një skuadër të mirë-organizuar e cila të krijon vështirësi nëse nuk je i përqëndruar si duhet. Nuk mendoj se fitorja përballë kuqezinjve ishte një detyrë e thjeshtë, përkundrazi. Gjithsesi mendoj se u treguam të  kujdesshëm dhe avantazhi i shpejtë besoj se na hapi rrugën drejt fitores.”

Tekniku 51 vjeçar i kreu edhe një rezyme kësaj faze eliminatore ku Spanja meritoi kreun e grupit G

“Ka qënë një fazë kualifkuese shumë e ngarkuar në një grup mjaft të vështirë. E dinim që në fillim se duhet të ishim gati për të qënë sa më konkurues. Kishim Italinë, ndërsa Maqedonia e trgoi që nuk ishte kundërshtar i thjeshtë duke i marrë pikë Italisë, Shqipëria nëse nuk e vlerësoje si duhet ishte e aftë të të hapte shumë probleme, po ashtu si Izraeli. Megjithatë për fat ne kemi lojtarë fantastik dhe ata janë arkitektët e këtij kualfikimi.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *