Lojtari i Vitit, Hamdi Salihi fiton me votat e trajnerëve dhe kapitenëve

Updated: 13:33 - Dhjetor 20, 2016
hamdi

Hamdi Salihi merr votat e trajnerëve dhe kapitenëve në mbrëmjen gala të vitit 2016.
FSHF i ka dorëzuar edhe titullin “lojtarit të vitit”, të sulmuesit te Skënderbeut të Korçës.

Fituesi i këtij edicioni është Hamdi Salihi, golashënuesi i cili është kthyer në kampionatin shqiptar me fanellën e Skënderbeut.

“Faleminderit për vlerësimin, është diçka jashtëzakonisht e madhe që fitoj këtë trofe në këtë vit që ishte ndoshta më i miri i futbollit shqiptar”, tha Salihi pasi mori trofeun e fituesit.

Bashkë me trofeun simbolik, FSHF i dorëzoi sulmuesit edhe një çek prej 200 mijë lekësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *