Lojtari i preferuar? Mourinho habit me zgjedhjen e tij

Updated: 19:53 - Shtator 11, 2017

Ai ka stërvitur lojtarë yje si Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Etoo, Shevchenko apo Kaka, por Mourinho ka habitur të gjithë me përgjigjen e tij për sa i përket lojtarit që e ka më të preferuar.

Tekniku portugez ka zbuluar për “The Times” nuk vë askënd përpara serbit Nemanja Matic.

“Nuk mund të them se kam punuar me dikë më të mirë sesa Matic në karrierën time. Gjithmonë është sjellë në mënyrë shembullore. Kur isha te Chelsea, e futa në lojë në minutën e 45-të dhe e hoqa në minutën e 75-të. Ditën tjetër, Nemanja nuk erdhi për të bërë sherr me mua, por tha që e kishte fajin vetë, edhe pse ajo që kisha bërë nuk i kishte pëlqyer aspak”, tregon Mourinho.

Portugezi shtoi se tashmë, Matic është një nga njerëzit e tij më të besuar dhe se është nga ata persona me të cilin do të mbajë kontakte edhe kur të mos jenë në një skuadër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *