Lippi: “Juventus frikësohet nga Real Madrid? Jo! Sytë i kemi nga Monaco”

Updated: 15:42 - Prill 19, 2017

Marcello Lippi, ish-menaxheri i futbollit italian gjatë Kupës së Botës 2006, nuk ka asnjë dyshim që Juventus do të kalojë në gjysmëfinale pas sfidës së kthimit sonte në Camp Nou.

Sipas tij, mbrojtja e kësaj skuadre është perfekte, e cila mund të menaxhojë çdo situatë me mjeshtëri. Madje, për të një rrezik për “Zonjën e Vjetër” mund të përbëjë Monaco, një grup me të rinj dhe shumë të talentuar që dinë të mbrohen dhe përgjigjen me shpejtësi, dhe jo Real Madrid.
Në lidhje me ndeshjen e sotme, Lippi mendon se rezultati 3-0 në favor të Juves do të jetë i mjaftueshëm për të kaluar në fazën tjetër.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *