Lilaj: ”Në kombëtare, jo për pushime”

Updated: 08:06 - Nëntor 6, 2017

Ai është lojtari kyç dhe një nga më të mirët në këtë sezon me Skënderbeun, dhe  mundi e djersa e Sabjen Lilaj është shpërblyer nga  ftesa për miqësoren me Turqinë nga tekniku i kombëtares Kristian Panuçi.

Pas fitores me Vllazninë, Lilaj është shfaqur i lumtur për fitoren ndaj shkodranëve dhe njëkohësisht ka vlerësuar skuadrën e Skënderbeut për ndihmën që i ka dhënë atij, për t’u rikthyer në ekipin kombëtar.

“Për momentin po gëzoj formë të kënaqshme, shpresoj të vazhdoj gjatë kështu. Sa i përket grumbullimit në Kombëtare, u ktheva pas një kohe të gjatë. Nuk shkoj atje për pushime, do të jap më të mirën që t’i bëj përshtypje trajnerit, që të më grumbullojë rregullisht. Nëse luaj mirë te Skënderbeu, vijnë edhe grumbullimet te Kombëtarja”- është shprehur mesfushori i korçarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *