Liga e Kampioneve, Kukësi mposhtet por kualifikimi mbetet i hapur

Updated: 22:17 - Korrik 12, 2017

Skuadra e Kukësit zhvilloi sot ndeshjen e parë në Champions League, ku u mposht në transfertë ndaj Sheriff Tiraspol, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë të Champions League.

Sheriff Tiraspol fitoi minimalisht 1-0 me një gol të shënuar në pjesën e dytë me penallti. Rezultat ky që lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit përsa i përket kualifikimit.

Skuadra shqiptare, në debutimin e saj në Ligën e Kampioneve, i rezistoi sulmeve të skuadrës moldave, e cila provoi në të gjitha mënyrat të shënonte në portën e Koliçit.

Ky i fundit dhuroi një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij, duke pritur çdo gjuajtje që vinte drejt katërkëndorit të kampiones së Superiores.

Por Serran gaboi gjithçka kur mbeteshin pak minuta para fundit të ndeshjes, duke prekur topin me dorë në zonë dhe duke shkaktuar penallti. Minuta 79-të dhe vendasit shënojnë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky është goli i vetëm i ndeshjes, me Kolicin që u tregua hero dhe shpëtoi gola të sigurt.

Humbja minimale 1-0 gjithsesi mund të cilësohet si pozitive për ekipin e Kukësit, që do të provojë në javën e ardhshme në Shqipëri të kthejë duelin në favorin e tij.


Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *