Liga e kampionëve – Barça kërkon një tjetër mrekulli, Juvja do gjysmëfinalen

Updated: 20:05 - Prill 18, 2017

Barcelona dhe mrekullitë, një binom që funksionoi në perfeksion ndaj PSG, por kësaj rradhe situata është më e ndërlikuar pasi për tu kualifikuar katalanasve i duhet të thyejnë një ekip shumë më të fortë sidomos në fazën mbrojtëse si Juventusi. 3 golat e pësuar në Torino ja kanë vështirësuar deri në limite detyrën “azul-granëve”. Në prag të kësaj sfide, trajneri Luis Enrique e ka thuajse të plotë grupin e lojtarëve. Tekniku asturian do të provojë të realizojë edhe një herë të pabesueshmen dhe për këtë do të rreshtojë 3 lojtarë në repartin e mbrojtjes, Jordi Albën , Mascheranon dhe Piquen, duke i dhënë në këtë mënyrë përparësi fazës ofensive. Mesfusha do të plotësohet nga Rakitic, Iniesta, Busquets dhe Roberto, i padisktueshëm tredhëmbshi sulmues me Lionel Messin, Suarezin e Neymarin.

Ndërkohë në anën tjetër është rekuperuar plotësisht Paolo Dyabala i cili do të jetë mes titullarëve. Trajneri Allegri nuk do ti ndryshojë asgjë formacionit që fitoi 3-0 në “Juventus Stadium”. Nën skemën 4-2-3-1 në portë do të jetë kapiteni Buffon, mbrojtja do të formohet nga Dani Alves, Chiellini, Bonucci dhe Sandro. Digën në mesfushë do ta plotësojnë Khedira dhe Pjanic, kurse Mandzukic, Dyabala dhe Cuadrado do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm Gonzalo Higuain. Pritet një “Camp-Nou” i tejmbushur për këtë duel gjigandësh, teksa takimi do të gjykohet nga holandezi Bjorn Kuipers.

Në stadiumin “Luigji i 2-të” Monaco do të kërkojë kualfikimin në gjysmë-finale pas fitores 3-2 në “Signal Iduna Park” ndaj Borusias së Dortmundit. Fabinho është i skualifikuar. Trajneri Jardim pritet që në modulin 4-4-2 të rreshtojë në vijën e parë të sulmit, Radamel Falcaon dhe Mbappen. Në krahun tjetër Thomas Thucel do të tentojë përmbysjen duke i besuar mesfushën Pulisicit, Castros, Dembeles dhe Marco Reusit, me Aubemayeng më të avancuar. Megjithëse francezët kanë një epërsi të lehtë falë fitores në dneshjen e parë, gjithsesi ky duel mbetet krejtësisht i hapur.

/oranews.tv/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *