L’Equipe vlerëson Ivan Balliun

Updated: 14:06 - Shtator 18, 2017

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Ligën 1 franceze nga gazeta prestigjioze “L’EQUIPE”, duke e vlerësur 25-vjeçarin me notën 7.

Balliu shkëlqeu në krahun e djathtë të mbrojtjes në fitoren që skuadra e tij Metz arriti në transfertë ndaj Angersit me rezultatin 0-1.

Forma e mirë që mbrojtësi po kalon me klubin e tij, mund t’i sjellë atij shansin e debutimin në ndeshjen ndaj Spanjës, kjo për shkak edhe të dëmtimeve të shumta në këtë repart.

Ai pritet të marrë vendin e Elseid Hysajt, i cili do të zhvendoset në qendër të mbrojtjes./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *